Arrihet marrëveshja mes palëve, kjo është skuadra e re e Diar Mustafës

Diar Mustafa është njëri ndër futbollistët e dalluar ndër vite në futbollin kosovar.

Mustafa ka qenë ndër vite pjesë e skuadrave më të mira, kurse në stinorin vjeshtor ishte pjesë e Lirisë në Ligën e Parë.

Mirëpo, në fillim të këtij viti ai ndau rrugët me “Arpagjikët” dhe tashmë është bërë me skuadër të re.

Mesfushori mitrovicas është rikthyer tashmë në vndlindje, derisa ka arritur marrëveshje me skuadrën e Trepçës, ka bërë të ditur Gazta “Blic”.

Mustafa tashmë ka marrëveshje me skuadrën e Trepçës dhe pritet të jetë futbollist i saj.

Kjo do të jetë hera e parë që Mustafa pritet ta bartë fanellën e Trepçës, pasi që ai është një produkt i Trepçës ’89.