Dy klubet kanë vazhduar me shkëmbimin e e-maileve, ofertave dhe fjalëve në ditët e fundit, ndërsa oferta më e fundit e Los Blancos ishte 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash, sipas Marca, është pranuar nga klubi francez
Jo për faktin se PSG e ka analizuar situatën dhe ka vendosur se është zgjidhja e vetme e përshtatshme, ndërkohë që anësori e ka kërkuar kalimin te Mbretërit dhe në fund të sezonit ka mundur të largohet me parametrat zero.
?? Mbappé ❤️ Real Madrid: ¡fichaje inminente! ? Informa @jfelixdiaz https://t.co/SNu3t8cHoD
— MARCA (@marca) August 26, 2021
Gjithmonë sipas mediumit spanjoll, njoftimi zyrtar mund të ndodhë gjatë ditës së premte kur kampioni i botës mund të arrijë në Madrid për ta finalizuar marrëveshjen, para se të grumbullohet me ekipin kombëtar të Francës.