Arrihet marrëveshja: Khedira te Schalke

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë, mirëpo jo te skuadra e Bayernit të Munichut.

Sipas mediave gjermane, Khedira i ka thënë “po” klubit të Schalkes dhe marrëveshja tashmë është arritur, derisa ajo do të zyrtarizohet gjatë afatit kalimtar të qershorit.

Ju kujtojmë që për Khedirën kanë qenë të interesuara edhe skuadra si Arsenal e Chelsea, andaj një vendim i tij për të shkuar te Schalke duhet i befasishëm. /Gazeta Olle