Arrihet marrëveshja Basel – Fiorentina, ja çmimi i Xhakës

Skuadra e Fiorentinës dhe ajo e Baselit kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit kosovar, Taulant Xhaka, shkruan Koha Ditore.

Baseli është pajtuar me 5 milionë eurot e ofruara nga Fiorentina për të liruar mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me futbollistin kosovar që luan për kampionin e Zvicrës.

Siç mëson gazeta, çështja ka mbetur tashmë të zgjidhet mes Fiorentinës dhe Xhakës për kushtet që po kërkon futbollisti nga Prishtina.