Arrestohet presidenti i klubit të Serie A për mashtrim financiar

Lajmi që presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero u arrestua nga Guardia Di Finanza shokoi gjithë mediat italiane.

Ai hetohet për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit lidhur me këtë situatë.

Sampdoria president Ferrero arrested - Football Italia

REAGIMI I KLUBIT

“U surprizuam kur mësuam për arrestimin e Masimo Ferreros për shkelje financiare. Këto hetime janë të pavarura nga klubi, me gjithë respektin për administratën dhe drejtuesin. Ferrero synon të formalizojë dorëheqejen e menjëhershme. Kjo bëhet në mënyrë që ndaj Sampdorias të mos ngrihen akuza te supozuara. Ne jemi të bindur që çdo gjë do të zgjidhet në një kohë të shkurtër”.

Priten zhvillime të reja por për momentin klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias.

Trajneri i Southamptonit shpreson që Broja të shënojë më shumë gola

Sot shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, ja skuadrat që marrin pjesë