Arrestohen pesë malazias, trukuan ndeshje

Zyrtarët e Policisë Kriminale të Malit të Zi, këtë mëngjes arrestuan pesë lojtarë, me dyshimin për trukimin e rezultateve të ndeshjeve të futbollit.

Siç mëson AA nga policia, nga liria janë privuar tre lojtarë që aktualisht luajnë për klube në Ligën e Parë të Malit të Zi, ndërsa dy prej të arrestuarve luajnë për ekipe të ligës së dytë raporton koha.net.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vepër penale të krijimit të grupimit kriminal me qëllim të rregullimit të rezultatit të ndeshjeve. Gjatë ditës do të bëhen të ditura më shumë detaje në lidhje me këtë rast.