Arpagjik’t udhëtojnë me 20 autobusë për ndeshjen e barazhit, pritet atmosferë fantastike

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në barazhin e dy skuadrave nga Liga e Parë, të cilat kërkojnë inkuadrimin në Superligë.

Liria nga Grupi A, do të ketë përballje mjaft të vështirë ndaj Vushtrrisë së Grupit B, shkruan Gazeta Olle.

Të dy këto skuadra përfunduan në pozitën e dytë në grupet e tyre.

Përballja e barazhit do të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës, të shtunën me 21 maj.

Tashmë kanë filluar edhe përgatitjet e tifozëve për këtë ndeshje të rëndësishme.

Tifozëria e ekipit prizrenas, “Arpagjik’t, ka bërë të ditur se kanë në dispozicion 20 autobusë për udhëtim masovik për këtë ndeshje.

Udhëtim të organizuar pritet të kenë edhe “Forca” e Vushtrrisë, të cilët njihen për përkrahjen e tyre të madhe ndaj skuadrës. /Gazeta Olle/ 

ZYRTARE/ UEFA vendos, finalja e sezonit të ardhshëm e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në…

Donjeta Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra