Aro Muric shkëlqeu në fitoren e Adanas, por u largua nga loja i gjakosur (Video)

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ishte protagonisti i takimit, ku i shënoi dy gola, ndërsa menjëherë pas tij për nga rëndësia dhe vlerësimi ishte gardiani shqiptar.

Ai bëri disa pritje intervenime bravuroze për ta mbajtur të paprekur portën e tij derisa ishte në fushë.

 

 

Mirëpo, në minutën e 79-të, ai u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes menjë lojtar kundërshtar.

Në vijim janë pamjet nga momenti i lëndimit të portierit të Kosovës, Arijanet Muric.
https://twitter.com/kosovo_49/status/1490366097882857482?s=20&t=aMWjlX_-M_QP1f5C7OGd0A

Ndeshje e çmendur në Camp Nou, Barcelona mposhtë Atleticon dhe ia rrëmben pozitën e katërt

Bardhekaltrit mposhtin Vreshtarët