Arijanet Muric e ka rifituar vendin e titullarit tek skuadra turke Adana Demirspor.
Portieri i talentuar shqiptar pas gjashtë ndeshjeve në bankë, u paraqit në mesjavë në kuadër të Kupës së Turqisë ku mbajti portën e paprekur.
Reprezentuesi i Kosovës e ka fituar besimin e trajnerit Vincenzo Montella i cili e ka hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Istanbul Basaksehir.
Adana Demirspor u mposhtë në Stamboll me rezultat 2-1, por Arijanet Muric ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.
22-vjeçari ishte në krye të detyrës duke pritur shtatë gjuajtje të skuadrës vendase dhe duke marrë vlerësimin më të madh nga ekipi i tij.
Portali i specializuar për vlerësimin e futbollistëve gjatë ndeshjeve, SofaScore e ka vlerësuar reprezentuesin kosovar me notën më të madhe nga skuadra e tij 7,8.
Sigurisht që paraqitja e tij fantastike sot ndaj Basaksehir i ka bërë të qartë trajnerit Montella se ai e meriton pozitën e startuesit para Kaplan.
Forma e mirë e Aros në dy sfidat e fundit është një lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjeve të muajit nëntor kur Dardanët përballen me Jordaninë dhe Greqinë. /Gazeta Olle/
https://twitter.com/kosovo_31/status/1455295361929682950?s=20
https://twitter.com/kosovo_31/status/1455295234506731520?s=20
https://twitter.com/kosovo_31/status/1455295140214497290?s=20
https://twitter.com/kosovo_31/status/1455295032789975046?s=20
https://twitter.com/kosovo_31/status/1455294969384783872?s=20
https://twitter.com/kosovo_31/status/1455294867240804356?s=20