Aro Muric po kalon formë të jashtëzakonshme, 17 pritje në tri ndeshjet e fundit me Adanan

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric po kalon formë të jashtëzakonshme te skuadra e tij Adana Demirspor.

Muric ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit me skuadrën e tij në Superligën turke, duke qenë ndër më meritorët për gjashtë pikët e fituara, shkruan Gazeta Olle.

Gjiganti i portës në këto tri duele ka pranuar tre gola, ndërsa një herë e ka mbajtur portën e paprekur.

Në 270 minuta të zhvilluara gjatë tri takimeve të fundit, Muric ka bërë 17 pritje, duke pasur kështu një impakt të madh në rezultatet e skuadrës së tij.

Kujtojmë se 23-vjeçari në gjashtë ndeshje radhazi u mbajt në bankën rezervë nga trajneri Vincenzo Montella, por me paraqitjet e tij të fundit, me plot meritë ka siguruar pozitën e titullarit.

Kujtojmë që në tri ndeshjet e fundit, Aro është zgjedhur dy herë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.

Pas 13 xhirove në Superligën e Turqisë, Adana gjendet në pozitën e dhjetë në tabelë me 19 pikë të tubuara.

 

/Gazeta Olle/

 

Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë dhe ofendimet në kor nga tifozët, ky është vendimi i FFK-së për Llapin

Derbi Gjilani – Drita me masa ekstreme të sigurisë, ja si do ndahen tifozët në tribuna!