Aro Muric përsëri me paraqitje fantastike, i siguron një pikë skuadrës së tij dhe merr notë të lartë

Arijanet Muric ka qenë titullar edhe në ndeshjen e dytë për skuadrën turke Adana Demirspor.

Arijanet Muric ka qenë titullar edhe në ndeshjen e dytë për skuadrën turke Adana Demirspor.

Portieri i Kosovës përsëri ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, ku kësaj radhe skuadra e tij arriti të marrë një pikë, e para këtë edicion.

Në përballje me Kayserispor, Adana arriti një barazim me vlerë 1-1 në udhëtim.

Edhe pse vendasit ishin në epërsi, Adana arriti të barazoj rezultatin me Akintola në minutën e 63-të.

Vlen të theksohet se reprezentuesi kosovar pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke bërë disa pritje fantastike.

Muric u vlerësua lartë edhe nga Sofa Score e Who Scored, pasi mori notën 7, që ishte e treta më e larta tek skuadra e tij.

Është një nismë e mbarë nga Aro në futbollin turk, ku u huazua për një edicion nga Manchester City.

Forma e tij fantastike është një lajm i mirë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes para ndeshjeve të shtatorit ku Kosova luan me Gjeorgjinë, Spanjën dhe Greqinë. /Gazeta Olle/

 

 

Skuadra nga Superliga e Polonisë shpreh interesim për Arbnor Mujen, Drita ia kërkon 650 mijë euro

Nuk lejohen të luajnë në Lipjan, Ulpiana vendos se ku do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas