Aro Muric me skuadër të re, shok skuadre me Mario Balotellin!

Aro Muric do të luajë në Superligën e Turqisë në edicionin e ri.

Adana Demirspor është skuadra e promovuar në elitën e futbollit turk, e cila pritet ta zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me gardianin e portës kosovare, shkruan Gazeta Olle.

Muric pritet të jetë pjesë e Demirspor në formë huazimi.

Para pak kohësh kjo skuadër kompletoi edhe transferimin e sulmuesit Mario Balotelli, lajm i cili bëri jehonë të madhe në media.

Vertrouwen is het toverwoord bij Willem II-goalie Aro Muric - Omroep Brabant

Kujtojmë se Aro luajti një rol të madh gjatë edicionit të fundit tek Willem II, duke i ndihmuar kësaj skuadra të siguronte mbijetesën në Eredivisie.

Gjiganti i portës kosovare edhe te Willem II ishte në formë huazimi, pasi kartoni i tij i takon Manchester Cityt.

/Gazeta Olle/

 

Berisha afër largimit nga Salzburg, gati t’i bashkohet gjigantit evropian

Duro publikon bisedat me lojtarët e Feronikelit, tregon si është trajtuar në Drenas (FOTO)