Aro Muric me paraqitje fantastike, vlerësohet lartë ndaj Nottingham Forestit

Portieri kosovar Arijanet Muric, po vazhdon me paraqitje fantastike në elitën e futbollit anglez me fanellën e Ipswich Town.

Këtë vikend, përkundër faktit se ekipi i tij u mposht minimalisht me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, Muric ishte lojtari më i dalluar në ekipin e tij.

Në fakt, pritjet që bëri reprezentuesi i Kosovës ia ndaluan vendasve të Nottingham që këtë sfidë ta fitojnë me rezultat të thellë.

Për paraqitjen e tij në këtë takim, Aro Muric u vlerësua si lojtari më i mirë në ekipin e Ipswichit, duke marrë notën 7.6. nga Sofascore.

Muric gjatë 90 minutave të luajtura bëri plotë 4 pritje, ku 3 prej tyre ishin brenda zonës së rrezikshme.

Ai gjithashtu pati 20 pasime të kompletuara dhe katër topa të gjatë të saktë, teksa spastroi topin dy herë nga zona e tij.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon për Muric që dallohet nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve pasi ai paraqitje të tilla pati edhe ndaj Leicester City, Tottenham dhe Manchester United.

Gjilani jep detaje rreth lëndimit të kapitenit Kqiku, mësohet kur do të rikthehet ai

Baton Zabërgja i pandalshëm nën urdhrat e Ilir Dajës, tjetër gol në fitoren e Dinamos