Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ditë më parë ka kompletuar huazimin tek skuadra turke.
E nuk ka vonuar shumë ka ardhur edhe debutimi i tij me Adana në ndeshjen e parë në Superligë.
Reprezentuesi kosovar ka qenë titullar në takim ndaj Fenerbahces, ku skuadra e tij pësoi humbje 0-1.
Ishte mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil që realizoi golin e vetëm në këtë takim.
Sa i përket Muric, paraqitja e tij është vlerësuar lartë nga mediat në Turqi, pasi ylli i Kosovës bëri disa pritje fantastike në këtë takim.
Gardiani kosovar ka qenë ndër më të vlerësuarit nga skuadra e tij së bashku me dy mbrojtvsit Svensson dhe Rassoul duke marrë notën 6.9. /Gazeta Olle/
Ozil is scoring goals for fun while Arsenal can't even make a single chance. pic.twitter.com/fNp7uZj0PS
— Mupenzi 🇷🇼🇷🇼 (@MupenziEmma) August 15, 2021