Arne Slot: Do të doja të bëhesha trajner i ri i Liverpool

Trajneri aktual i Feyenoord, Arne Slot flet për herë të parë rreth të ardhmës së tij.

Jurgen Kloop do largohet nga ‘The Reds’ ndërsa është pikërisht holandezi Slot, i cili tashmë shihet si zëvendësuesi ideal i gjermanit, i cili në fund të sezonit do përshëndetet me skuadrën.

“Do të doja të bëhesha trajner i ri i Liverpool-it, vendimet e mia janë të qarta, Feyenoord dhe Liverpool janë në bisedime për të negociuar, jam duke pritur të shoh se çfarë do të dalë prej tyre, kam besim, duke pritur që klubet të arrijnë një marrëveshje”, tha për ESPN. 

Sipas gjitha gjasave, Slot do jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës angleze, ku pritshmëritë janë të mëdha, duke marr parasyshë skuadrën të cilën e ka krijuar me vite gjermani Kloop.

Trepça fiton dramën në kryeqytet ndaj Prishtinës

Osa: Do të angazhohemi për çdo top që në Rahovec të sjellim trofeun e par