Armenia publikon listën anti-Shqipëri

Duhen edhe 19 ditë nga ndeshja Shqipëri – Armeni e vlefshme për eleminatoret e kampionatit europian, “Francë 2016″ dhe skuadra kundërshtare e kuqezinjve ka nisur të mendojë që tani për këtë ndeshje.

Trajneri i armenëve, Bernard Shaland ka publikuar sot para mediave të vendit të tij një listë me 17 futbollistë të vilët do të jenë të grumbulluar për sfidën ndaj Shqipërisë më 29 mars në “Elbasan Arena”.

Këtyre 17 futbollistëve të grumbulluar do t’ju shtohen edhe 6 lojtarë të tjerë për të plotësuar kështu listën e polotë anti-Shqipëri.

Futbollistët e ftuar deri tani nga Shaland:

1-Roman Berezovsky Dinamo Moscow (Russia)

2-Hovhannes Hambartsumyan Vardar (FYR Macedonia)

3-Robert Arzumanyan Amkar (Russia)

4-Hrayr Mkoyan Esteghlal (Iran)

5-Karlen Mkrtchyan Tobol (Kazakhstan)

6-Artur Edigaryan Dinamo (Minsk, Belarus)

7-Artak Edigaryan Zalgiris (Lithuania)

8-Edgar Manucharyan Ural (Russia)

9-Gevorg Ghaazaryan Kerkyra (Greece)

10-Henrikh Mkhitaryan Borussia Dortmund (Germany)

11-Marcos Pizzelli Aktobe (Kazakhstan)

12-Artur Sarkisov Volga (Russia)

13-Yura Movsisyan Spartak Moscow (Russia)

14-Norayr Aslanyan Almere City (Netherlands)

15-Artyom Simonyan Zurich (Switzerland)

16-Gael Andonyan Olimpic (Marseille, France)

17-Ruslan Koryan Lokomotiv Tashkent (Uzbekistan)