Armenët: S’jemi miq me serbë, nuk djegim flamuj shqiptarë (FOTO)

Këto ditë thuhej se tifozët e Armenisë planifikojnë ta djegin flamurin kombëtar shqiptarë, edhe atë midis Shqipërisë, në ndeshjen e së dielës mes dy kombëtareve.

Por, këtë e ka mohuar grupi kryesor i tifozëve armenë, raporton Zëri, të cilët mohojnë të kenë raporte të mira me tifozët serbë, e po ashtu e kanë hedh poshtë mundësinë e djegies së flamurit kuq e zi.

“First Armenian Front zyrtarisht dëshiron të njoftojë se asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me tifozët serbë e as nuk ka pas plan për të djeg flamuj në Shqipëri. Informacionet e publikuara nga mediat shqiptare dhe disa tifozë shqiptarë në rrjetet sociale janë krejtësisht të pavërteta”, thuhet në njoftimin e armenëve.

armenet