Armend Xhoxhaj flet pasi u shpall kampion në WBO Inter-Continental, e zbulon cili do të jetë meçi i radhës

Boksieri shqiptar, Armend Xhoxhaj triumfoi në titullin WBO Inter-Continental përballë 1800 spektatorëve ndaj Roman Fress, duke ia sjellë humbjen e parë në karrierë këtij të fundit.

Dy anëtarë të jurisë vlerësuan luftën në favor të Xhoxhajt me 98:92 dhe 96:94, ndërsa njëri i dha fitoren Fressit me rezultatin 96:94.

Xhoxhaj, i cili mori fitoren e 14-të në boksin profesionist i është afruar një lufte për njërin nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist.

Por, si ishte për atë të triumfonte përballë gjithë atij publiku, emocionet pas ndeshjes, meçet e radhës dhe organizmin e një mbrëmje të madhe boksi në trojet shqiptare – për të gjitha këto Xhoxhaj flet në një intervistë për Insajderin.

Insajderi: Cilat janë fjalët e para pas triumfit?

“Pas 10 raundeve shumë forta që kisha të shtunën në meçin për titull të botës ËBO Inter – Continental kundër një boksieri shumë të fortë rus që ishte bartës i këtij tituli për 2 vjet radhas arrita të dal fitues dhe të rrëmbej titullin e botës. Tashmë jam unë ai që vazhdoj nga e shtuna të jem në pozitën si kampion bote në Inter – Continental.

“Është një ndienjë shumë e veçantë pasi që mposhta një kundërshtar shumë të fortë, i cili ishte dhe i njohur shumë në Gjermani ku dhe ishte emëruar si Kapiten i boksit gjerman”

Insajderi: Çfarë prisni pas këtij triumfi?

Me këtë triumf tani jam i renditur i 38-ti në botë në kategorinë time nga gjithsej 1100 boksier në këtë kategori. Kam hapur dhe shumë rrugë në karrierën time që tani pres oferta nga vendet e para të botës, dhe pres të sfidojë titull dhe më të madhe.

Insajderi: Cili do të jetë meçi i radhës?

“Në marrëveshje e kemi që rematchi të bëhet pas 6 muajve, nëse ata besojnë se kanë një shansë që të rikthejnë titullin që unë e rrëmbeva në ditën e shtunë”

Insajderi: A keni plane për ndonjë meç në trojet shqiptare?

“Kemi biseduar me menaxherin tim dhe po bëjmë një plan që të organizojmë një mbrëmje të madhe boksi në trojet tona shqiptare, dhe në plan është që ta bëjmë për ndonjë titull të madh të botës.

Insajderi: Cili nga boksierët ka qenë deri tani ai që iu ka motivuar më shumë?

Boksierët që më kanë motivuar shumë gjatë karrierës simë janë, Mike Tyson, Evender Holofild, Roy Jones dhe shumë të tjerë.

Ky futbollist pritet të largohet nga Ballkani pas përfundimit të sezonit

Zyrtare: Ballkani blindon dy yjet e skuadrës me kontrata afatgjate