Armend Thaqi shpallet ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, @bkt_kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

 

“YLLI I JAVËS” për xhiron e tetë në Superligë është shpallur futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi.

Mbrojtësi 29-vjeçar, ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0:2 në 3:2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti Drenicën

Me këtë fitore Ballkani u rikthye në pozitën e liderit në elitën e futbollit kosovar.

Çmimin “Ylli i javës” për mbrojtësin e dorëzoi Arianit Jahaj, specialist i sistemeve të pagesave në BKT.

Babai i Furyt: Wilder do të copëtohet, do të jetë natë e mirë për ata që e duan gjakun

Reja: Katër pikë do të ishin ideale ndaj Hungarisë dhe Polonisë