Armend Thaqi flet pas ndeshjes: Jemi gati të garojmë në grupet e Ligës së Konferencës

Ballkani ka siguruar kalimin tutje në raundin e tretë të Conference League.

Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet, shkruan GazetaBlic Sport.

Albion Rrahmani realizoi ‘Hat-trick’ në këtë takim, duke u bërë vetëm futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane.

Abazi dhe Ermal Krasniqi i shënuan tre golat e tjerë, me fitoren që nuk u kontestua në asnjë moment.
Pas ndeshjes, Armend Thaqi tha se kjo fitore shërben për rikthimin e besimit tek skuadra.

“Kjo fitore na rikthen besimin te ekipi. Një fitore e merituar, e merituam të shkojmë në raundin e tretë. Merita shkon për të gjithë ekipin, jam i lumtur që kam kontribuar. Ne kemi aftësitë dhe jemi gati të garojmë në grupet e Konferencës së Ligës”, tha Thaqi.

Interesim i jashtëzakonshëm në Gjilan, biletat kanë filluar të shiten nga ora 08:00 e mëngjesit

Basketbollistët e Kosovës të gatshëm për Rumani