Armend Thaçi i bashkohet Dardanëve

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi i është bashkuar skuadrës së Bernard Challandes.

Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit.

Futbollisti i FC Ballkanit sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”.

Kjo njëherësh është stërvitja e fundit në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.

Ekspedita e Kombëtares udhëton nesër në mëngjes në Batumi, ku të enjten do të përballet me kombëtaren gjeorgjiane.

 

Herolind Shala flet pas stërvitjes së parë: Jemi të bashkuar, tani duhet të ngjitemi lartë

Ermal Krasniqi, YLLI I JAVËS së II-të