Armend Rugji konfirmon largimin nga Onix, në pritje të ofertave të reja

Ish-portieri i disa skuadrave kosovare, Armend Rugji i ka ndarë rrugët me skuadrën e Onixit.

35 vjeçari i mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Istogu për gjysmë sezoni, atje ku kishte nënshkruar kontratë në muajin gusht.

Megjithatë, portieri Rugji ka konifrmuar për GazetaBlic Sport se nuk është më pjesë e këtij klubi dhe se është në shqyrtim të ofertave të reja.

Mund të konfirmoj që nuk jam më pjesë e skuadrës së Onixit. Tashmë jam në kërkim të një klubi të ri dhe po pres ofertat. Jam i gatshëm t’i shqyrtojë atë dhe besoj që shumë shpejtë do të jem tek një klub i ri“, konifrmoj Rugji për gazetën.

Portieri Rugji ka qenë pjesë e disa skuadrave kosovare, atje ku ka pasur suksese të vazhdueshme në klubet ku ka luajtur.

Zyrtare: Onix prezanton goditjen e madhe të afatit kalimtar

Zyrtare: Visoka largohet nga Arbëria, merr me vete edhe dy asistentët e tij