Armend Rugji arrin marrëveshje me Onixin

Onix tani është përforcuar edhe në repartin e portës, me një portier mjaft cilësor.

Ish-portieri i Ballkanit, Armend Rugji do të jetë shtylla kryesore e skuadrës së Onix.

35 vjeçari nga edicioni i ri do t’i mbaj ngjyrat e skuadrës nga Istogu, derisa numrin në fanellën e tij do ta ketë me numër 12.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka kominikuar edhe vetë Onix, ku edhe ka bërë të ditur objektivin e skuadrës për edicionin e ri.

Postimi i plotë:

Armend Rugji i bashkohët KF Onix

Armendi është përforcimi ynë,i cili më parë ishte Portier të KF Ballkani dhe së fundi ishte pjesë e FC Lira .

Marrëveshja është arritur pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Zekë Miranaj ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Mujedin Ferati i cili e konkretizoi marrëveshjen.

Armendi do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trenerit.

Lajme të tilla pozitive në të mirë të ecjes përpara deri në arritjen e synimeve tona drejt Superligës do të na përcjellin gjatë kësaj periudhe.

Mirë se vjen Armend , Te priftë mbara

/Gazeta Olle/

Gjilani tregon forcën përballë Ballkanit, shënon edhe transferimi i ri

Vëllaznimi fiton ndaj Vjosës, shënojnë dy përforcimet