Armend Dallku: Shpresonim të luanim në shtëpi, në Gjibraltar shkojmë pa frikë!

Armend Dallku është optimist që Prishtina nuk do të zhgënjejë sërish në garat ndërkombëtare.

Trajneri i skuadrës bardhekaltër është shprehur optimist për sfidën ndaj Lincoln, përcjellë Gazeta Olle.

Në një prononcim për faqen zyrtare, Dallku deklaroi që ekipi nuk frikësohet aspak që do të luajë në udhëtim.

“Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë shpresonim të luanim në shtëpi”, u shpreh Dallku.

“Por, ky është fati ynë që për të treten herë radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje”.

“Sa i përket njohurive për kundërshtarin e kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndal dhe është kohë e gjatë që nuk kanë luajtur”.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)