Armend Dallku: Nuk ishte ky maksimumi ynë, pasi po ashtu mbetëm edhe me një lojtar më pak në fushë

Ka përfunduar xhiro e parë e Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka barazuar në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-2, shkruan Gazeta Olle.

Dy golat për sukarekasit i realizoi Ermal Krasniqi ( 45′ dhe 53′), ndërsa për klinasit realizuan Arbër Shala në sekondat e fundit të pjesës së parë dhe Ahmed Januzi në të 68-tën.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është ndarë i kënaqur me pikën që fitoi dhe me angazhimin e futbollistëve në këtë ndeshje të parë të sezoni 2021/22.

“Nuk ishte ky maksimumi ynë, pasi po ashtu mbetëm edhe me një lojtar më pak në fushë. Në përshtypjen e parë mendoj që lojtari e shkeli topin si fillim tek rasti i kartonit të kuq. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve që nuk u dorëzuan deri në fund”, ka thënë Dallku.

“Është një pikë e rëndësishme pasi ishte ndeshja e parë në Superligë këtë edicion. Në çdo ndeshje do të luajmë për fitore sepse nuk jemi turistë në Superligë”, përfundoi Dallku.

/Gazeta Olle/

Bekim Isufi: Na mungoi fati, por edhe Dukagjini pati një ekip shumë cilësor

Çiftet e javës së dytë, spikat derbi Prishtina – Ballkani