Armend Dallku ‘çmendet’ për ish-futbollistin e Hajvalisë (FOTO)

Një ndër futbollistët që doli ‘në dritë’ nga futbolli i pasluftës në Kosovë, është edhe mbrojtësi nga Vushtrria, Armend Dallku.

Pas Kosovës, bëri karrierë në Shqipëri për t’u transferuar më pas në skuadrën ukrainase Vorskla Poltava, tek e cila u shndërrua në idhull.

31-vjeçari ka lënë gjurmë edhe në Kombëtaren e Shqipërisë nga e cila u largua vitin e kaluar. Ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë dhe Prishtinës, në një intervistë për Gazetën ‘Olle’ flet për paraqitjet e tij dhe të Vorsklas në këtë edicion. “Nuk jam i kënaqur me rezultatet e fazës së parë të kampionatit mirëpo, besojmë se në pjesën e dytë do të rikuperojmë pikët e lëna”, nis bisedën Armend Dallku duke zbuluar edhe objektivat e Vorsklas. “Synojmë që ta arrijmë një pozitë e cila dërgon në Kupat e Evropës”, sqaroi Dallku.

Vorskla ndodhet e teta në kampionat me 18 pikë.

Pjesë e kësaj skuadra është edhe vëllai i vogël i Armendit, Ardini si dhe sulmuesi Ahmed Januzi.

Ndryshe, gjatë kohës sa Vorksla u përgatit në Turqi, Dallku u mahnit me një futbollist nga Kosova, ish-sulmuesin e Hajvalisë, tashmë Rabotniçkit, Suad Sahitin. “Suadi është lojtar interesant. I dëshiroj shumë suksese dhe dashtë Zoti që të kalojë në ndonjë ekip të madh, ku ka perspektiv më të madhe. Personalisht do ta përcjelli dhe me mundësitë e mia do të mundohem që t’i ndihmojë që të dal në ndonjë kampionat tjetër”, përfundoi Armend Dallku.

suad