Armando Broja titullar edhe sot në Premier League, një tjetër mundësi e madhe për sulmuesin shqiptar

Southampton dhe Burnley do të përballen sot në Ligën Premier.

Vendasit morën fitoren e tyre të parë të sezonit javën e kaluar ndaj Leeds United, ndërsa Burnley ka vetëm tre barazime për të treguar nga tetë ndeshjet e tyre të para, duke mos arritur ende të siguroj fitoren e parë.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në ora 16:00 dhe rëndësi ka për faktin se sulmuesi shqiptar, Armando Broja pritet të jetë titullar për skuadrën e Ralph Hasenhuttl.

Broja shkëlqeu në javën e kaluar me golin e tij, gol ky që ia dhuroi fitoren e parë skuadrës së Southampton në këtë edicion.

Ja formacionet e mundshme.

Southampton: McCarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Perraud; Elyounoussi, Romeu, Diallo, S Armstrong; Redmond, Broja

Burnley: Pope, Lowton, Mee, Tarkowski, Taylor; Cornet, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood

Greqia ndalon karateistët kosovarë

Në fundjavë zhvillohet derbi mes Trepçës dhe Prishtinës në hendboll