Armando Broja pritet të jetë lojtari më i ri i West Ham United

Sipas shumë mediumeve ndërkombëtare, e ardhmja e Armando Brojës pritet të jetë West Ham United.

Londinezët janë shumë të interesuar për yllin e Kombëtares shqiptare, ndërsa forma e mirë me Southampton ka bërë që shumë skuadra të interesohen për lojtarin e Chelseas.

Broja ishte i huazuar në Southampton, duke u shndërruar në futbollistin kyç të skuadrës së Ralph Hasenhüttl, transmeton Gazeta OLLE.

Broja ka rënë dakord me kushtet personale me West Ham, të dy palët janë shumë optimistë se kjo marrëveshje do të ndodh, Broja ka pranuar kushtet e çekanëve, ku ditët në vijim mund të zyrtarizohet në London Stadium.

/Gazeta OLLE/

 

Njoftim nga Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës

FC Ferizaj pajiset me katapultat “Fitogether”