Broja ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me të vegjlit e Everton. Edhe pse në ligën angleze të 21 vjeçarëve, sulmuesi ka bërë një hap të rëndësishëm pasi kishte kohë që nuk merrte minuta ndër këmbë.
Në Angli, klubi U-21 lejohet të thërras 2 lojtarë nga të rriturit dhe tekniku i anglezëve vendosi që t’ia jap këtë shasn lojtarit të Kombëtares. Sulmuesi shqiptar nuk ka zhgënjyer dhe duket se direkt ka provuar vlerat e tij.
Trajneri i Everton, Dyche në një deklaratë dhën për faqen zyrtare të klubitështë shprehur se do t’a grumbullojë Brojën këtë fundjavë.
Në Premier League, Everton ka një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Manchester United. Të luajë kundër ‘Djajve të Kuq’ për Armando Brojën do të ishte një test marramendës pas rikthimit nga lëndimi.