Armando Broja nderon Shqipërinë, Shqipëria mposht Hungarinë

Shqipëria ka arritur të marr fitoren e tretë në kualifikime për Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 1-0.

Kuqezinjtë ishin shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke renditur rastet para porte.

Dominim i Shqipërisë në minutat e para, me debutuesin Nedim Bajrami që bie menjëherë në sy me cilësitë e tij.

Pranë golit Shqipëria në minutën e 13-të me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por topi përfundon mbi tra.

Kombinim perfekt mes Bajramit dhe Uuzunit ne ye 15-të, por shënjestra e sulmuesit beratas nuk ishte e saktë.

Mund të jetë një imazh i 1 person, përfshirja në një sport, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Pak çaste më vonë Laszlo Kleinheisler merr një top të gjatë dhe gjendet i vetëm në zonë përballë Berishës, i cili bën mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Lëvizje e zgjuar e Nedim Bajramit (29′), që çlirohet nga mbulimi i kundërshtarit, shkarkon të djathtën, por fatkeqësisht topin përfundon jashtë. Drithërima në portën e Hungarisë.

E pabesueshme çfarë humbet Marash Kumbulla në minutën e 33-të. Pas ekzekutimit të këndores Ghjimshiti devijon me kokë në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi i Romës, bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të jashtme

Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë nuk u ndalen. Fillimisht rrezikoi Balaj, por nga një pozitë ideale nuk shënoi.

Endri Çekiqi rreziko dy herë, ku në njërn ishte ballë për ballë me portierin, i cili mbrojti.

Kur ndeshja shkonte drejt fundit në skenë doli Armando Broja, që me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe përfshirja në një sport

Shqipëria e ruajti rezultatin deri në fund, duke marr fitoren e tretë dhe më 9 pikë, mbetet në garë për tri vendet e para. /Gazeta Olle/

Kosovë – Greqi, publikohen formacionet zyrtare

Gjasula: Ta mbajmë grupin të hapur, Bajrami sikur luan prej kohësh në Kombëtare