Sulmuesi shqiptar para pak ditësh ka rinovuar kontratën me The Blues deri në vitin 2026.
Mirëpo, duke ditur se nuk mund të ketë minutazhë të madhe në ekipin e parë, reprezentuesi i Shqipërisë mund të kalojë në radhët e Udineses.
Fabrizio Romano raporton se klubi nga Serie A ka shfaqur interesim për Brojën, që ka potencial të madh.
Udinese e kërkon huazimin e sulmuesi të talentuar deri në fund të vitit 2022 dhe Chelsea mund të pranojë këtë ofertë.
Broja ende ka nevojë për më shumë përvojë dhe një kalim në Serie A do ta ndihmonte atë që t’ia arrinte qëllimit që të luante më pas në skuadrën e parë të The Blues.