Armando Broja luan 72 minuta për Everton U-21, gati për rikthimin

Armando Broja luan 72 minuta për Everton U-21, gati për rikthimin ndaj Man United të dielën.

Armando Broja vazhdon të bëjë hapa të mëdhenj drejt rikthimit të plotë në formacionin e parë, pasi sot u paraqit për 72 minuta në ndeshjen e ekipit të të rinjve të Evertonit U-21.

Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë jashtë fushave që nga gushti, për shkak të një lëndimi të gjatë që e detyroi të humbasë një pjesë të madhe të sezonit.

Megjithatë, paraqitja e tij sot tregon progresin në rikuperimin fizik dhe vendosmërinë për t’u kthyer në kulmin e tij.

Të dielën, Everton përballet me një ndeshje të madhe kundër Manchester United, dhe Broja duket se është gati të jetë pjesë e skuadrës.

Forma dhe energjia e tij në sulm mund të jenë një ndihmë e madhe për ekipin në këtë përballje të rëndësishme.

Lëndimi i gjatë ishte një pengesë për zhvillimin e karrierës së tij, por tani Broja është në rrugën e duhur për të rimarrë vendin e tij në formacion dhe për të treguar vlerën e tij në Premier League.

Ramadani: Rivaliteti na motivon të shënojmë dhe të fitojmë

Vashat tona luajtën ping-pong, shënojnë tetë gola