Armando Broja i gatshëm të huazohet te klubi i njohur në Ligën Premier

Sipas “Football London”, Broja është i gatshëm të huazohet te Southamptoni.

Raportohet se Chelsea dëshiron ta huazoj atë te klubi tjetër anglez në mënyrë që të ketë më shumë hapësira që të luaj.

“The Blues” do të sjellin në ekip Romelu Lukakun dhe këtë sezon nuk ka vend në ekipin e tyre për futbollistin e Shqipërisë.

19-vjeçari shkëlqeu në ndeshjet para-sezonale me gjigantin anglez, dhe tashmë ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Kalimi te Southampton do ti jepte mundësi sulmuesit që të ketë më shumë hapësirë.

Challandes pritej të bëhej trajner i Zvicrës, por helvetët e gjejnë zëvendësuesin e Petkoviç

Bodo/Glimt bën të pamundurën për ndeshjen ndaj Prishtinës, fton tifozët dhe i heq kufizimet anti-COVID-19