Armando Broja fantastik, realizon edhe golin e dytë për Southamptonin

Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Southamptoni.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar që në minutat e parë të debutimit të tij me klubin e Premier Ligës ku është huazuar nga Chelsea.

Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Newport, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Ralf Hasenhutl, për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer.

Që në minutën e nëntë të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë.

Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa  dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.

Në minutën e 57-tëerdhi edhe goli i dytë personal me një gjuajtje të fortë brenda zonës për sulmuesin shqiptar i cili bëri të qartë në këtë mënyrë se këtë fanellë titullari e kërkonte sepse e meritonte pasi është në formë të shkëlqyer, teksa çoi rezultatin e përkohshëm në 6-0 për skuadrën e tij.

Armando Broja fantastik, shënon në debutim me Southamptonin

Dalin informacione nga UEFA, ja cili lojtar do ta fitojë çmimin ‘Lojtari i Sezonit’