Armand Duka rizgjidhet për herë të gjashtë president i FSHF-së, ja sa vota mori në Asamblenë e sotme

Vetëm pak minuta më parë ka mbaruar numërimi i votave për presidentin e ri të FSHF në Asamblenë e Përgjithshme.

“Ishulli i fundit” vazhdon të mbijetojë dhe të mbetet i pandotur nga politika, teksa edhe këtë herë kandidatura e tyre nuk ka arritur të fitojë.

Armand Duka është rizgjedhur në krye të FSHF me mbështetje të madhe nga komuniteti i futbollit që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, në momentet e shumta të vështira në këtë garë që kishte gjithçka, veçse projekteve.

Kështu Armand Duka është rizgjedhur në postin e FSHF me shumicën dërrmuese të votave, 39 të tilla, ndërsa Starova ka pasur katër vota.

Nga ana tjetër, votuesit e Shakohoxhës kanë braktisur Asamblenë duke prekur numrin zero.

Drejtuesit e KOK-ut pritën ambasadoren për sport të Francës, Laurence Fischer

Dallku uron presidentin e Federatës: Kush ishin ata që donin ta pengonin futbollin?