Arma e fshehtë e Llapit

Llapi është duke vazhduar ecurinë pozitive drejt objektivit të tyre kthimit në Superligë. Llapjanët arritën fitore javën e shkuar në fushën e vështirë të Pozharanit, kundër Vllaznisë me rezultat 3:1.

Heroi i llapjanëve edhe në këtë ndeshje ishte Getoar Dragusha, i cili shënoi dy herë, duke arritur në kuotën e tetë golave në kampionat. Ai po konsiderohet si ‘arma’ e fshehtë e Llapit. “Është ndjenjë e mirë kur shënon gola dhe i ndihmon skuadrës për të fituar. Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe pothuajse të gjithë lojtarët kanë shënuar gola. Jemi ekip që shënojmë të gjithë dhe nuk jam vetëm unë arma e fshëhtë e kësaj skuadre”, pohoi mesfushori Dragusha për Gazetaolle.com.

dragusha

Djaloshi prishtinas që ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Flamurtarit, Trepçës e Hajvalisë ka pasur edhe një ekperiencë në kampionatin maqedonas me skuadrën Euromilk. Ai shprehet i kënaqur me rezultatet e skuadrës. “Kemi punuar shumë dhe jam i kënaqur me ecurinë e skuadrës. Do të jetë ‘luftë’ e ashpër për dy pozitat  e para, por do të jemi në ata që në fund do t’ia dalim. Shpresoj që me golat e mi të futemi në Superligë”, përfundoi Dragusha.

Llapi është në pozitën e dytë në Ligën e Parë me 38 pikë të tubuara dy më pak se lideri Gjilani. Në fundjavë Llapi do të jetë nikoqir i Ramiz Sadikut.

dragusha  me shoke