Arlind Shala, sinonimi i një trajneri të ri fizik i cili me punë të madhe po ngjet hapat e suksesit

Arlinda Shala tashmë është bërë njëri nga trajnerët më të mirë në vendin tonë dhe më me emër sa i përket përgatitjeve fizike.

I riu vushtrrias është bërë një storie suksesi për të gjithë të rinjtë se si në moshë të re me punë të palodhshme arrin majat.

Ai filloi rrugtimin e tij duke hapur palestren sportive AShFitnessCenter vend ky i cili per një kohë të shkurtër arriti të bëhet epiqendra e pregaditjes fizike të grupmoshave të ndryshme të futbollistëve.

Edhe pse është vetëm 21 vjeçar ai tashmë ka fituar besimin e klientëve vendor dhe atyre ndërkombëtar duke arritur që me metoda të avancuara e në kohë rekorde të ua rikthejë formën e duhur fizike.

Përveç kësaj, Shala poston edhe video duke i udhëzuar të gjithë futbollistët hapat të cilat duhet ndjekur për të qenë maksimalisht të përgatitur e në hap me atë çfarë po kërkohet nga trajnerët e skuadrave vendore e ndërkombëtare.

 

Juventusi mposht pastër Torinon në derbin e qytetit

Milani fiton dramën në Luigi Ferraris ndaj Genoas