Arlind Shabani prezantohet te Prishtina

Mesfushori i talentuar, Arlind Shabani është rikthyer në futbollin kosovar.

Pas një viti në elitën e futbollit maqedonas, Shabani është rikthyer në Kosovë.

Mesfushori i talentuar është prezantuar te kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina.

19-vjeçari që ishte pjesë e Strugës, ka nënshkruar për tri vite me Prishtinën.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Mirë se vjen Arlind

Shabani rikthehet nga Maqedonia në futbollin tonë, pas përvojës një vjeçare tek Struga Trim-Lum.

Prishtinë, 03.08.2021 – Arlind Shabani (19 vjeçar), njëri prej mesfushorëve më të talentuar dhe premtues të futbollit tonë, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme. Shabani ka kaluar nëpër pak klube, Prishtina vetëm skuadra e pestë në karrierë. KF KEK-u nga moshat e reja (2010-2018), KF Trepça’89 (2018-2019), Ramiz Sadiku si huazim (2019-2020) FC Struga Trim-Lum (2020-2021)
*Ish-Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës U19 ku debuton me 18 vjet dhe 28 ditë.

“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë mos të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardhë e kaltër. Jam shumë i lumtur që për 3 vitet e radhës do ta vesh fanellën e ekipit më të madh në Kosovë. Shpresoj që së bashku gjatë këtyre viteve ti arrijmë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozë tonë të flaktë Plisat”

“Sa i përket karrierës sime, unë Prishtinën e shoh si një ekip qe do më ndihmojë shumë për ti arritur synimet e mia për të luajtur në ekipet evropiane. Do të jap gjithçka nga vetja që të arrijmë rezultate sa më të mira dhe ta bëjmë krenar, gjithë kryeqytetin” ka thënë Arlind Shabani

#PërparaPrishtina #dashurieparëdheefunditje
#MirëseerdheArlind
#100vjetklub
#BardhëeKaltër

Zyrtare: Prishtina prezanton Florent Avdylin

Skuadra nga La Liga e pëlqen Muriqin, kjo është kërkesa e Lazios