Arlind Shabani: Më mirë me qenë lojtari i 20-të i Prishtinës se sa kapiten i skuadrave tjera

Prishtina është duke u përgatitur për stinorin e ri, krahas largimeve priten dhe transferime të tjera në klubin nga kryeqyteti.

Futbollisti i Prishtinës, Arlind Shabani në një intervistë për Kanal10, ndër tjerash thumboi disa futbollistë që janë larguar nga kjo skuadër.

“Më mirë me qenë futbollisti i 20-të i Prishtinës se sa kapiten i skuadrave tjera kosovare. Kam pasur minutazh të mirë këtë stinor, por nuk kam qenë shumë i kënaqur me ndërrimin e pozitave. Kam luajtur si mbrojtës i majtë e i djathtë. Kam luajtur shumë pak në pozitën time. Këtë vit do ta shihni një Arlind shumë më ndryshe sepse kam besim 100% në trajnerin e ri. Unë nuk mund ta shoh vetën në ndonjë skuadër tjetër nga Kosova. Prishtinën vetëm me ndonjë skuadër nga Evropa do ta ndërroja”, tha Shabani për Kanal10.

 

Zyrtare: Drita vazhdon bashkëpunimin me Lum Namanin

Broja – Uzuni: Ndaj Izraelit vetëm për fitore