Arlind Dakaj fillon të lë gjurmë në Bullgari, asistim në fitoren e madhe të Cherno More

Arlind Dakaj ka filluar të lë gjurmë në elitën e futbollit hungarez te skuadra Cherno More.

Mesfushori i talentuar kosovar iu bashkua skuadrës bullgare në janar nga Winterthur dhe ngadalë, por me hapa të sigurt po bën vend në formacionin bazë.

21-vjeçari e ka nisur nga minuta e parë duelin mes Cherno More dhe Septemvri Sofia të fituar nga skuadra e tij me rezultat 3-0.

Dakaj bëri një ndeshje të madhe dhe asistoi në golin e dytë të realizuar nga Ismail Isa.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Dakajn me fanellën e Cherno More në Superligën e Bullgarisë dhe qysh në ndeshjen e tretë ai ka zënë vendin në formacionin bazë.

Mesfushori defensivë javë më parë kishte deklaruar se transferimin në Bullgari e sheh si trampolinë për një kampionat më të madh në karrierë.

Me tre pikët e fituara sot, Cherno More zë vendin e pestë në tabelë me 39 pikë, sa ka edhe Lokomotiva Plovdiv një pozitë më lartë.

 

Milot Rashica i pandalshëm, shënon gol të bukur për Galatasarayn (Video)

Orari dhe gjyqtarët e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futsal