Arijon Ibrahimovici flet si lojtar i Frosinones: Modeli im Goretzka, gati për të debutuar në Serie A

Arijon Ibrahimovic gjatë këtij afati kalimtar u largua nga Bayern Munich për të vazhduar në Serie A te Frosinone.

Talenti 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka thënë se modeli i tij është Leon Goretzka, ndërsa është shprehur i gatshëm që të startojë me klubin e ri.

“Modeli im është Leon Goretzka. Ai më ka dhënë shumë këshilla. Më pëlqen të luaj si numër 8 ose 10, por më parë kam luajtur edhe si sulmues krahu dhe qendërsulmues”.

“Frosinone? Ndodhem këtu prej pak kohësh, por e kam kuptuar menjëherë se skuadra dhe tifozët janë si një familje. Mezi pres të luaj dhe ta shoh stadiumin plot”.

“Forma ime është e mirë. Nuk e di nëse jam në gjendje të luaj 90 minuta, por jam gati të zbres në fushë nga minuta e parë”, ka thënë Ibrahimovic.

Frosinone ka afruar disa emra të njohur të talentuar në këtë afat kalimtar si Jesus Renieri nga Real Madrid dhe Mattia Soule dhe Kai Jorge nga Juventusi.

Agim Ademi njofton se Duka si anëtar i KE të UEFA-s do ta paraqes rastin e ndodhur në Bukuresht

Jehona Shala është një storie suksesi se si futbollistet femra mund të shkruajnë historinë