Arijon Ibrahimovic rinovon kontratën me Bayernin

Arijon Ibrahimovic ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen deri në vitin 2024.

Arijon Ibrahimovic është njëri nga talentët premtues në akademinë e Bayern Munchen.

15 vjeçari ka shënuar 20 gola dhe 17 asistime në 13 ndeshje me “Bavarezët”, mesfushori me origjinë kosovare ka vazhduar kontratën me klubin gjerman.

Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Bayernin e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2024.

 

Ai luan pozitën e mesfushorit qendror, por mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit ofansiv.

Blerim Krasniqi largohet zyrtarisht nga Teuta, pritet ardhja e sulmuesit në Kosovë

Miqësorja e fundit e Ballkanit përpara rikthimit në Kosovë, ky është kundërshtari