Arijon Ibrahimovic ka marrë karton të kuq në derbin e ligës rajonale mes Bayern Munich II dhe Unterhaching 2-1.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova po luan me ekipin e dytë të Bayernit, edhe pse në disa ndeshje është grumbulluar edhe nga ekipi i parë.
17-vjeçari megjithatë ka humbur durimin, teksa ka marrë një karton të kuq direkt.
Ishte minuta e 87-të e ndeshjes, kur Stiefler i mysafirëve bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Hyun-ju Lee derisa Ibrahimovic e përplasi kundërshtarin për toke.
Kjo bëri që gjyqtari kryesor i ndeshjes ta ndëshkoj direkt me karton të kuq talentin nga Kosova.
Ibrahimovic këtë edicion ka luajtur për juniorët e Bayernit, ekipin e dytë dhe ekipin e parë duke bërë debutimin në Bundesliga në sfidën ndaj Bochum.
Red Card Arijon Ibrahimovic. Joke of referee. pic.twitter.com/PkXMQ9r5JL
— BayernTalente (@CampusVid2) February 24, 2023
Ylli nga Kosova konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Gjermani dhe ai ka një tretman special nga Bayerni.
Reprezentuesi i Gjermanisë U18 ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat për juniorët, ekipin e dytë dhe ekipin e parë të Bayernit, ku ka realizuar 15 gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.