Arijon Ibrahimovic bind, kërkohet nga shumë skuadra

Futbollisti me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic po luan sezonin e tij të parë në Serie A.

Ai u transferua nga Bayern Munich te Frosinone falë formulës së huazimit. Sulmuesi ka bindur trajnerin Eusebio Di Francesco i cili i ka dhënë “dritën jeshile” drejtuesve të klubit për ta transferuar përfundimisht dhe për ta pasur 18-vjeçarin në pronësinë e tyre.

Në këtë formë, te Frosinone po përgatisin të shpenzojnë 3.5 milionë euro, para që do të ishin të mjaftueshme për të bindur Bayern Munich. Që gjithsesi, do të kishte të drejtën për ta riblerë Ibrahimovic për shumën e 11 milionë eurove.

Megjithatë, sipas mediave gjermane, ka një tjetër plan për të ardhmen e Ibrahimovic. Sulmuesi ia dalë të fitojë simpatinë e Milanit dhe te Frosinone e dinë shumë mirë këtë. Ndaj, po nxitojnë ta bëjnë të tyrin kartonin e lojtarit me origjinë shqiptare dhe më pas në verë të negociojnë transferimin e tij në Milano, te kuqezinjtë. Ndërsa opsione për ishin e Bayern, janë edhe Sportingu i Lisbonës apo Eintracht Frankfurt.

Mbetet për t’u parë se sa do të realizohet kjo ide për të ardhmen e Ibrahimovic, megjithatë e sigurt se deri më tani sulmuesi i ka përmbushur pritshmëritë dhe një pjesë e dytë pozitive e sezonit në Serie A, mund ta katapultojë në një skuadër të niveleve të larta. /Gazeta Olle/

Aridon Bllaca, portieri i ri që ka shkëlqyer këtë sezon te Gjilani: Kisha oferta nga jashtë, por kam vendosur të rinovoj kontratën

Astrit Selmani lojtar i lirë, skuadra izraelite ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin kosovar