Arifaj: Isha në bisedime me dy skuadra, por Onix nuk më liroi

Sulmuesi i njohur, Granit Arifaj do të mbetet deri në fund të sezonit tek Onix, raporton Gazeta Olle.

Zërat që ai mund t’i bashkohet Drenicës janë shuar nga vetë futbollisti.

Arifaj zbuloi për “Gazetën Olle” që përveç Drenicës ishte në bisedime edhe me Istogun, por që Onix vendosi të mos e liroj nga skuadra.

“Po, është e vërtet kam qenë në bisedime me Drenicën dhe Istogun, por Onix vendosi të mos më liroj nga kontrata dhe do të mbetem këtu deri në fund të këtij sezoni”- u shpreh futbollisti.

Ai poashtu tregoi se nesër kryesia e Onix do të ketë një mbledhje të rëndësishme me stafin dhe futbollistët ku do të merren vendime të rëndësishme në lidhje me vazhdimin e sezonit./GazetaOlle/