Arianit Ahmeti publikon fakte duke thënë se vendimi i FFK-së që i pamundëson Vokrrit aplikimin është skandaloz

Federata e Futbollit të Kosovës ia ka ndaluar Gramoz Vokrrit kandidimit për zgjedhjet për kryetar të FFK-së.

Komisioni ka deklaruar se nënshkrimet e KF Kikës, KF Prishtinës dhe KF Ulpianës janë të pavlefshme gjë që ia pamundëson Vokrrit kandidimin.

E sipas Arianit Ahmetit kjo është skandaloze, pasi ai ka renditur fakte që FFK ka gabuar me këtë.

Postimi i plotë nga Ahmeti:

Në vazhdën e skandaleve të FFK-së, vije skandal i radhës: Në vendimin e publikuar nga FFK në të cilin thuhet kinse refuzohet aplikimi i z. Gramoz Vokrrit për tu kandiduar. Ky vendim është SKANDALOZ!
1. Nuk ka vendim për themelimin e komisionit për mbarëbajtjën e zgjedhjeve. (Thuhet është marrë nga KE me datën 02.03.2022, i cili nuk është publikuar asnjëherë).
2. Vendimi i këtij komisioni nuk përbanë emrat e antarëve të tij.
3. Thirren në pa-vlefshmërin e fletënënshkrimeve të z. Rahman Haradini dhe z. Artan Osmani ndërsa çuditërisht fshehet faktet se LRF-Prishtina me datën 04.03.2022 po të njejtëve ju dërgon email duke konfirmuar se janë delegat dhe se kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të tyre.
4. Thirren se Kryetar i KF Ulpiana është Abedin Salihu e jo Bujar Shabani, duke fshehur faktet dhe dëshmitë se Abedin Salihu me datën 20.12.21 me Nr.pro: 1-033-76876 ka dërguar në Komunën e Lipjanit letrën e dorëheqejes së parevokueshme nga posti i Kryetarit të KF Ulpiana, dhe pas kësaj dorëheqje të gjitha kompetencat ushtron Nënkryetari z. Bujar Shabani.
5. Thuhet se nuk ka dëshmi se z.Gramoz Vokrri nuk i asocuar në njërën nga anëtarët e FFK-së. • z. Gramoz Vokrri është i asocuar dhe posedon vendimin të cilin e ka prezentuar me tërë dokumentacionin në FFK.
6. Ky komision fantom, thotë : Në bazë të fakteve kandidati Agim Ademi i plotëson kushtet e parapara me Nenin 24 të FFK-së.
• Fsheh faktin dhe konstaton gabimisht qëllimshëm se Agim Ademi ma qenë i denuar me aktëgjykim të plotëfuqishëm nga Shkurt 2020 e deri më Shtator 2020, në kundërshtim me Nenin 24 pika. 1-f. Si dhe rrjedhojë e kësaj ka qenë i denuar nga UEFA nga 20 Gusht 2020 deri me 03 Shtator 2020. (Vetëm një ditë po të jetë i dënuar, ai është i dënuar).
7. Ky vendim nuk mund të ekzekutohet dhe nuk ka asnjë efekt juridik pasi vet në arsyjetimin e tij në paragrafin e parafundit në faqe 6: Komisioni sçaron:
KY VENDIM DO TI DËRGOHET KOMITETIT EKZEKUTIV DHE KUVENDIT TË FFK-së PËR APROVIM.
Kjo tregon se ky vendim nuk ka efekt juridik, pa u aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv dhe Kuvendit të FFK-së.
8. Skandali më i madh është te këshilla juridike, ku thuhet: Pala e pakënaqur mund të atakoj këtë vendim së bashku me vendimin e Kuvendit të FFK-së të cilin pritet të mbahet me datën 06.04.22.
• Kjo është bërë me qëllim të krijimit të hutisë të delegatëve dhe opinionit futbolldashës se kinse z. Gramoz Vokrri nuk do të jetë kandidat, për Kryetar të FFK-së.

Kosova U17 pëson humbje nga Gjermania U17

Dardanët të gatshëm për ta konfirmuar formën e mirë në miqësoren ndaj Burkina Fasos