Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është grumbulluar për një kamp tre ditor.
Me përzgjedhësin e ri Sami Sermaxhaj ka ndryshime edhe në listën e futbollisteve të ftuara.
Kësisoj sulmuesja Argnesa Rexhepi rikthehet pas një kohe në Kombëtare.
Rexhepi ka shfaqur formë të mrekullueshme me fanellën e skuadrës zvicerane Rapperswil-Jona dhe ka marrë ftesë nga Kombëtarja.
25-vjeçarja është një nga futbollistet më të rëndësishme në Superligën e femrave në Zvicër dhe pritet të jetë forcë e shtuar në Kombëtaren e femrave të Kosovës. /Gazeta Olle/