Argjentina në gjysmëfinale (VIDEO)

Argjentina ka mposhtur Kolumbinë, pas gjuajtjeve nga penaltia, me rezultatin 5:4, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gola, edhe pse Argjentina dominoi tërë kohën, dhe krijoi shumë raste, mirëpo portieri Ospina nuk lejonte të mposhtej.

Pas 90 minutave, sipas rregullave të Kupës së Amerikës, u gjuajtën menjëherë penaltitë, derisa më të saktë ishin argjentinasit.

Kolumbianët humbën tri penalti, dy prej të cilave i gjuajtën mbi portë, kurse dy lojtarë të Argjentinës gjuajtën po ashtu jashtë portës. Lojtarët kishin probleme me vendosjen e topit në pikën e bardhë.

Argjentina në gjysmëfinale takohet me fituesin e takimit, Brazil – Paraguaj.