Argjentinasi do të luaj për Italinë

Ylli i Palermos, Franco Vazquez thotë se nëse do të përfaqsonte Italinë do të ishte një nder për të dhe kjo do ta bënte shumë krenare nënën e tij.

I lindur në Argjentinë, plajmejkeri i Palermos, ka të drejtë të luaj për ‘Azzurrët’ nëpërmjet nënës së tij, e cila është nga Padova dhe ka qenë i lidhur me një thirrje nga Antonio Conte.

“Unë gjithmonë kam thënë se jam gjysmë italian”, zbulon Vazquez në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ .

Nëna ime është nga Padova dhe shumë nga të afërmit e mi jetojnë atje, kështu që për mua do të ishte një nder (të luaj për Italinë).

“Nëna ime do të jenë e lumtur, por ajo ma ka lënë mua që të vendos. Ajo do të ndjehej e nderuar. Kam takuar Conten në Boccadifalco (qendrën e trajnimit të Palermos), dhe unë mendoj se ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë”.

“Ju nuk mund të fitoni tre tituj në Serie A rresht për asgjë sikurse ka bërë Conte”, tha Vazquez.

“Unë mendoj se jam më i dobishëm në sulm, por nëse Conte më kërkon të luajt në mesfushë, ajo nuk do të jetë një problem. Unë e kam bërë atë për Palermon, dhe mund ta bëjë edhe për ekipin kombëtar”, nënvizoi Vaquez.