Argjentina spektakolare në pjesën e parë, shkon në pushim me dy gola epërsi

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën e parë gjysmëfinale Argjentinë – Kroaci.

Argjentinasit kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi të pastër 2-0.

Zhvillohej minua e 32-të, kur Daniele Orsato tregoi në pikën e bardhë, pasi portieri Dominik Livakovic ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Julian Alvarez.

Nga pika e bardhë ishte Lionel Messi që gjuajti bukur për të shënuar për 1-0.

Pas pesë minutash Argjentina arriti të gjejë sërish golin, pas një aksioni individual të Julian Alveres, që mposhti Livakovicin për 2-0.

Argjentina i shënon dy gola të shpejtë Kroacisë, Messi dhe Alvarez shënojnë

Dy mungesa të mëdha për Francën për ndeshjen ndaj Marokut